CONGRESS OF MANASTIR - MAJOR EVENTS FOR THE UNIFICATION OF THE ALPHABET OF ALBANIA Cover Image

KONGRESI I MANASTIRIT – NGJARJE MADHORE PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË SHQIPES
CONGRESS OF MANASTIR - MAJOR EVENTS FOR THE UNIFICATION OF THE ALPHABET OF ALBANIA

Author(s): Izmit Durmishi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: alfabeti; shqip; kongresi

Summary/Abstract: Kongresi i Manastirit përbën një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e kulturës dhe të kombit shqiptar në tërësi, si dhe një nga arritjet më të mëdha, krahas Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, në fushën e kulturës shqiptare në shek. XX.Me zgjidhjen e çështjes së njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbylli një epokë të tërë në historinë e kulturës shqiptare, kurorëzoi me sukses përpjekjet, që mendjet më të ndritura të kombit shqiptar bënë gjatë shekujve për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit grafik të saj, për të përpunuar një alfabet sa më të saktë e të përshtatshëm për gjuhën shqipe dhe të përbashkët për gjithë shqiptarët.Me të drejtë kishte pohuar gjuhëtari i madh francez Antuan Meje se “ata që e zbuluan alfabetin ishin gjuhëtarët më të mëdhenj”, duke na bërë me dije se shndërrimi i gjuhës në simbolizëm është në detyrë tejet e vështirë. Pra, le të përkujtojmë edhe një herë pohimin se shpikja e alfabetit mund të merret si një ndër zbulimet më të mëdha të njerëzimit.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 9-10
  • Page Range: 22 - 26
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian, English