THE ALPHABET UNIFICATION AS A CORNERSTONE TO UNIFICATION OF LANGUAGE AND NATION Cover Image

NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT
THE ALPHABET UNIFICATION AS A CORNERSTONE TO UNIFICATION OF LANGUAGE AND NATION

Author(s): Shezai Rrokaj
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: alfabeti; gjuhë; kongres; njësim; kombëtare

Summary/Abstract: Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shkodrës dhe Kongresi i Drejtshkrimit. Në dy ngjarjet e para politika gjuhësore ishte sporadike dhe mbështetej kryesisht nga dashuria, vullneti dhe përkushtimi atdhetar i shoqërive patriotike e kulturore si dhe personaliteteve të kohës për një gjuhë të njësuar alfabetikisht dhe një proces arsimimi e kulturimi që do të ngrinte më lart vetëdijen kombëtare të pavarësimit. Kurse në dy ngarjet e fundit politika gjuhësore mori përmasa shtetformuese. Komisia e realizoi nëpërmjet një sinergjie të Komandës Austriake me personalitetet diturore shqiptare të kohës, kurse Kongresi i Drejtshkrimit e realizoi në kushtet e Shqipërisë politike dhe të vullnetit patriotik kombëtar të trojeve integrale kombëtare e me gjerë.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 60 - 65
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian, English