LAW ON LANGUAGES IN NORTHERN MACEDONIA AND ALBANIAN LANGUAGE Cover Image

LIGJI PËR GJUHËT NË MAQEDONINË E VERIUT DHE GJUHA SHQIPE
LAW ON LANGUAGES IN NORTHERN MACEDONIA AND ALBANIAN LANGUAGE

Author(s): Shezai Rrokaj
Subject(s): Administrative Law
Published by: University of Tetova
Keywords: Law;Albanian language;national minority;state-building element;Framework Convention;Northern Macedonia;Ohrid Agreement;

Summary/Abstract: Shumë shtete në Ballkan mbrujtën dhe stimuluan me zell të pazakontë ideologjinë e “shteteve etnikisht të pastra”, që binte ndesh me përkatësinë komb-shtet të vetë realiteteve të këtij areali. Pos kësaj, edhe pas viteve ’90, në disa shtete mugullojnë ende vende-vende ndjenja etnike frikëkallëse, ku lidërshipi politik ka prirje ta deformojë parimin demokratik të shtetit të së drejtës nëpërmjet shfrytëzimit të përkatësisë etnike për qëllime pragmapolitike si dhe duke nxitur nacionalizmin si ideologji dhe si mjet për të arritur fitore politike për marrjen e pushtetit dhe qeverisjen e vendit. Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, e ratifikuar me ligjin nr.8496, datë 3.6.1999 dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut të cilat, ndonëse jo detyruese për shtetet që i kanë nënshkruar, këshillojnë hartimin e ligjeve specifike, ku objektivi duhet të jetë përmirësimi i kuadrit ligjor dhe politikave për mbrojtjen e pakicave. Ndërsa koncepti element shtetformues i ravijëzon shqiptarët si pjesë e domosdoshme për qenien e shtetit, pa të cilët nuk mund të jetë shteti kudo, në gjithë shtrirjen shtetërore, si në nivel qendror dhe në atë vendor, në fakt, koncepti pakicë kombëtare në Ligj tkurret në vetëm përfitim të drejtash në nivel të vetadministrimit lokal dhe vetëm aty ku shqiptarët janë jo më pak se 20% në qeverisjen vendore. Ndërkaq, popullsia e një ‘komuniteti etnik’ me tiparin element shtetformues e bën krejt të dallueshëm atë prej emërtesës gjithëpërfshirëse ‘pakicë kombëtare’, sepse epërsia e madhe numerike brenda popullsisë së shtetit i jep kësaj kombësie një avantazh cilësor që kushtëzon qenien dhe funksionimin e vetë shtetit si emërtesë. Jam i mendimit se e vetmja zgjidhje e drejtë do të kishte qenë njohja e përdorimit të gjuhës shqipe në gjithë shtrirjen shtetërore, pavarësisht faktit nëse në disa komuna ata janë më pak ose më shumë se 20%, dhe ky kriter të mos ishte kushtëzues për komunat ku ka shqiptarë me më pak se 20%. Kësisoj Ligji duhet të parashikojë në nivel vendor që, aty ku përmbushen kushtet sipas ligjit për Arsimin Parauniversitar në RMV për mësimdhënie në gjuhën shqipe, ajo të realizohet pavarësisht faktit nëse plotësohet apo jo në atë komunë kriteri numerik 20%.

  • Issue Year: 7/2020
  • Issue No: 13-14
  • Page Range: 47-55
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian