ALBANIAN RESEARCH IN STUDIES OF PROF. DR. ZEKERIA CANËS Cover Image
  • Price 4.90 €

KRYENGRITJET SHQIPTARE NË STUDIMET E PROF. DR. ZEKERIA CANËS
ALBANIAN RESEARCH IN STUDIES OF PROF. DR. ZEKERIA CANËS

Author(s): Memli Sh. Krasniqi
Subject(s): Cultural history, Ethnohistory, Political history, Social history, International relations/trade, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: prof. dr. Zekeria Cana; Albanian historiography; Albanological studies; Albanological institute; national culture; Albanian-Greek relations; Albanian-Serbian relations;

Summary/Abstract: Profesori i nderuar, dr. Zekeria Cana, në kuadër të aktivitetit të tij shkencor ka lënë pas një numër të botimeve si: monografi, përmbledhje punimesh, ditarin e tij të luftës dhe veprën e tij të fundit, të titulluar: Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe. Ky libër me dokumente burimore serbe, i përgatitur nga prof. dr. Zekeria Cana, në të vërtetë paraqet një rrumbullakim të studimeve dhe dokumentimit të raporteve shqiptaro-serbe të kryera nga studiuesit e Institutit Albanologjik, duke filluar që me studiuesin Sadulla Brestovcin dhe veprën e tij “Marrëdhëniet shqiptare-serbo-malazeze (1830-1878)”, raporte këto të mbështetura në mënyrë indirekte edhe nga monografia e prof. dr. Shkëlzen Raçës “Marrëdhëniet shqiptaro-greke (1829-1881)” dhe që vazhduan me punën e studiuesve si: Isa Bicaj, Muhamet Shatri etj. Pra, këta studiues i kanë vendosur themelet e studimeve shqiptare në raport me fqinjin tonë verior, duke hapur kështu rrugë për vazhdimin e studimeve për periudha më të vonshme historike, të cilat shërbejnë jo vetëm për mbamendjen tonë historike, por paraqesin edhe bazën fillestare orientuese për raportet tona të mundshme me serbët dhe Serbinë edhe në të ardhmen.

  • Issue Year: 2019
  • Issue No: 49
  • Page Range: 17-20
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian