Albanian Nationalism: The Birth Of A Majority Muslim Nation In Europe Cover Image
  • Price 4.90 €

Ne Fillimete Nacionalizmit Shqiptar: Lindja E Një Kombi Me Shumicë Myslimane Në Evropë
Albanian Nationalism: The Birth Of A Majority Muslim Nation In Europe

Author(s): Memli Sh. Krasniqi
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian Nationalism; Albania; Nationalism; Muslim ;Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Libri i fundit i studiueses Nathalie Clayer me titull; "Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë", është një vepër padyshim me disa të dhëna të reja dhe me analiza interesante. Kështu, Nathalie Clayer, në shtesën e librit "Epilog", jep për mendimin tim, përfundime të sakta kur thekson, se forcimi i identitetit kombëtar shqiptar, u bë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa, në Kosovë veçanërisht pas viteve 60 të shek. XX. Por, përsëri duhet shtuar se ky procès i zhvillimit dhe forcimit të identiteteve kombëtare, nuk ishte karakteristikë vetëm për shqiptarët, por edhe për kombet e tjera në ish-Jugosllavinë. Kështu më 1945 pranohet ekzistenca e kombit maqedonas, ndërsa pas viteve 60 të shekullit XX zyrtarizohet kombi boshnjak. Gjithashtu, ajo me të drejtë thekson, se konfliktit i serbëve dhe shqiptarëve gjatë viteve 1997-1999 ishte pa ngjyrime fetare, bile edhe atëherë kur sulmoheshin objektet e kultit të njëri-tjetrit, pra mbi të gjitha ky ballafaqim kishte karakter kombëtar.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 249-256
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian