QUESTION OF OCCUPATION AND ALBANIA FRAGMENTATION (1939) IN VIEW OF YUGOSLAV MILITARY AUTHORITIES: DOCUMENTS Cover Image
  • Price 4.90 €

ÇËSHTJA E PUSHTIMIT DHE COPËTIMIT TË SHQIPËRISË (1939) NË KËNDVËSHTRIMIN E AUTORITETEVE USHTARAKE JUGOSLLAVE: DOKUMENTE
QUESTION OF OCCUPATION AND ALBANIA FRAGMENTATION (1939) IN VIEW OF YUGOSLAV MILITARY AUTHORITIES: DOCUMENTS

Author(s): Emine Bakalli
Subject(s): Military history, Political history, International relations/trade, Interwar Period (1920 - 1939), Geopolitics
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Occupation; Albania fragmentation; 1939; Yugoslav military; Yugoslav-Albanian relations;

Summary/Abstract: Në fillim të vitit 1939, në kohën kur Italia tashmë po bënte hapat e fundit drejt realizimit të synimit final ndaj Shqipërisë- pushtimin e saj, Beogradi zyrtar u gjend larg pozicionit të cilin e kishte deklaruar vite me radhë e që nënkuptonte kundërshtimin e vendosur të këtij akti. Madje, kryeministri dhe ministri i jashtëm jugosllav M. Stojadinoviq, u tregua krejt i gatshëm që Jugosllavia të përfshihet në pushtimin dhe ndarjen e Shqipërisë me Italinë. Në fakt, ideja për ndarjen e Shqipërisë “qoftë dhe me Italinë”, nuk ishte e re dhe as që autorësia e saj i përkiste këtij kryeministri energjik dhe ambicioz jugosllav. Çështja e një marrëveshje Beograd-Romë lidhur me zonat e interesit në Shqipëri u shtrua herë nga njëra e herë nga pala tjetër, por më shumë si demonstrim superioriteti apo dhe sondazh për hetimin e pozicionit të palëve ndaj këtij shteti ballkanik, sesa një përcaktimi serioz të tyre. Sido që të jetë, Shqipëria mbeti çështja më e ndjeshme dhe element përcaktues në cilësinë e marrëdhënieve italo-jugosllave gjatë gjithë kohës ndërmjet dy Luftërave Botërore. Madje, dy fqinjët e mëdhenj të Shqipërisë u gjendën në prag të luftës (marsi 1927), si pasojë e Paktit italo-shqiptar, të vitit 19263. Konflikti i armatosur midis tyre u evitua në saje të ndërhyrjes së fuqishme nga Britania e Madhe dhe Franca. [...]

  • Issue Year: 2018
  • Issue No: 48
  • Page Range: 297-318
  • Page Count: 22
  • Language: Albanian