Don Quixote: Authenticity and universality Cover Image

Don Kishoti: Autentikë e universalitet
Don Quixote: Authenticity and universality

Author(s): Kujtim, M. Shala
Subject(s): Studies of Literature, Theory of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Don Quixote; universality; authenticity;

Summary/Abstract: Don Kishoti i Mançës, i Miguel de Cervantes Saavedra-s, është kryevepra letrare që u rrit e u universalizua në fillin e autentikes së parë të saj, të lidhur me një hero e me një ambient tipik, dhe, paradoksalisht, kur u hap në semantikën universale, e provoi auteniken e parë si universalje të fundit. Autentik(j)a e Don Kishotit të Mançës provohet në esencën e saj, me kastiliançen, si gjuhë të epokës së autorit, ndërsa rrëfimi letrar, një temë të vendit e kthen në temë universale, të provueshme e të identifikueshme në kohë e ambiente të tjera, përtej gjuhës së parë, në kulturat e shekujve të veprës së Servantesit.Kështu, Don Kishoti i Mançës kthehet në provë të autentikes që universalizohet, projektuar nga pyetja themelore për shekujt e leximit të veprës: Pse lexohet Don Kishoti (edhe) sot? Kjo pyetje hyn në rrjetin e çështjeve të lidhura me letërsinë, leximin, kulturën e kurorëzohet me kulturën identitare, si rrafsh në të cilin sprovohen e provohen, madje kryqëzohen, përkatësitë: autentikja (e jona e diferencuar) e universalja (e përbashkëta humane).

  • Issue Year: 2017
  • Issue No: 35
  • Page Range: 511 - 518
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian