The actual situation of Albanian rhapsody Cover Image
  • Price 4.50 €

Gjendja aktuale e rapsodisë shqiptare
The actual situation of Albanian rhapsody

Author(s): Zymer Neziri
Subject(s): Customs / Folklore
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian rhapsody; Albania;

Summary/Abstract: Termi «rapsodia shqiptare», i njohur kështu në terminologjinë e folkloristikës shqiptare, krahas termave «këngë të kreshnikëve», «Cikli i Kreshnikëve», «Cikli i Gjeto Basho Mujit», «eposi i Gjeto Basho Mujit», «epos populluer»1, «Eposi i Kreshnikëve», në fillim të këtij shekulli paraqet përdorim më të kufizuar, në krahasim me termin «rapsod», që përdoret më shpesh. Përkufizimet ndër ne për «rapsodinë» janë dhënë kështu: «Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshnikësh; këngë e krijuar nga një rapsod me temë nga ngjarjet e mëdha të jetës së sotme. Rapsodi popullore. Rapsodi e kreshnikëve. Rapsoditë e Veriut».2 Edhe përkufizimet e tjera për «rapsodinë» janë afërsisht të njëjta: «Këngë të cilën rapsodi e ka kënduar ose e ka treguar; sidomos: pjesë të disa këngëve të Homerit; pra: pjesë nga një këngë e madhe; këngë e formës plotësisht të lirë; muz. Fantazia e formës së lirë, e cila mbështetet në melodi popullore».3 Në këtë kumtesë do të përfillet termi «rapsodi», ashtu siç është formuluar nga organizuesi i kësaj tryeze shkencore, krahas termit «Epos i Kreshnikëve» dhe e barasvlershme me të, që tashmë ka përdorim më të gjerë.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 217-225
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian