Comparative parallels between our Kreshnik Cycle and the French Epos as parts of the frame of the old European ante-Medieval and Medieval cycles Cover Image
  • Price 4.50 €

Paralele mes Ciklit tonë të Kreshnikëve dhe eposit francez - si pjesë të suazës së cikleve të vjetra paramesjetare e mesjetare të Europës
Comparative parallels between our Kreshnik Cycle and the French Epos as parts of the frame of the old European ante-Medieval and Medieval cycles

Author(s): Drita Isufaj
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Kreshnik Cycle ; French Epos ; old European ante-Medieval ; Medieval cycles

Summary/Abstract: Ngjashmëritë ndërmjet eposeve që u përkasin vendeve të ndryshme europiane zakonisht vijnë si rezultat i kontakteve të drejtpërdrejta hapësinore, i shkëmbimeve ndërmjet kulturave të ndryshme (kontaktet e shkëmbimet e drejtpërdrejta në më të shumtën e rasteve ndodhin midis kulturash fqinje siç është rasti i Eposit të Kreshnikëve me eposin sllav, apo rasti i eposit francez Kënga e Rolandit me Romanseron e El Mio Sid-it spanjoll). Por qëllimi i këtij studimi do të jetë përqasja e eposeve të dy popujve që nuk kanë pasur kontakte të shpeshta hapësinore e kulturore ndërmjet tyre dhe kjo përqasje synohet të kryhet më konkretisht duke vënë përballë njëri-tjetrit eposin francez Kënga e Rolandit dhe Eposin e Kreshnikëve. Ky lloj hulumtimi në lëmin e studimeve krahasuese ka ngjallur përherë mjaft interes. Kështu, studime të tilla janë kryer edhe më parë, duke marrë në shqyrtim aspekte të ndryshme të këtyre epopeve (si p.sh. Epet shqiptare dhe frënge në rrafsh krahasimor nga Kolë Luka). Në këtë punim, duke u rrekur të mos përsëriten çështje të trajtuara më parë, synohet që të paraqitet një krahasim sa më i plotë që prek sa më shumë aspekte të dy eposeve, duke dhënë shpjegimet përkatëse për arsyet e ngjashmërive dhe të ndryshimeve midis tyre. Paralelizimi i këtyre eposeve, njëri europiano-perëndimor dhe tjetri ballkanas, do të kryhet duke pranëvënë dy kulturat, dy psikologjitë, dy realitetet mesjetare të këtyre rajoneve të Europës, por njëkohësisht edhe duke pasur parasysh karakteristikat e eposit si lloj i epikës në vargje. Pra, studimi i krahasuar i këtyre dy eposeve do të jetë një krahasim kryesisht tipologjik.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 141-152
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian