Collective Harassment Strategies, Or Why We Can Not Learn From the Past Cover Image

Strategjitë E Harresës Kolektive, Ose Përse Nuk Mund Të Mësojmë Nga E Kaluara
Collective Harassment Strategies, Or Why We Can Not Learn From the Past

Author(s): Blendi Kajsiu
Subject(s): Political history, Government/Political systems, Studies in violence and power, Transformation Period (1990 - 2010), History of Communism
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: collective; harassment; memory; forgetfulness; past; politics; paradox; communism; transition;

Summary/Abstract: Ka një paradoks të thellë në mënyrën se si konceptohet harresa. Në imagjinatën kolektive harresa është mënyra se si koha fshin faktet nga kujtesa. Ajo është antiteza e kujtesës dhe në raport të drejtë me kohën; sa më shumë kalon koha, aq më shumë rritet harresa. Nga ana tjetër, ne besojmë që nuk mund të kujtojmë në mënyrë ”objektive” pa u distancuar në kohë nga e kaluara. Kështu, distancimi në kohë njëkohësisht shton harresën dhe qartëson kujtesën tonë historike. Për të kuptuar këtë paradoks duhet ta shohim harresën kolektive jo si një fenomen patologjik, por si një strategji politike në shërbim të së tashmes. Ajo nuk është aspak një funksion i së kaluarës, por prodhim i së tashmes. E tashmja prodhon të kaluarën dhe jo anasjelltas. Prandaj nuk mund të ketë një përshkrim ”objektiv” të së kaluarës. Çdo narrativë historike, më shumë sesa një përshkrim i të kaluarës, është një pasqyrim i vlerave, përplasjeve, interesave apo pretendimeve të së tashmes.

  • Issue Year: 2007
  • Issue No: 3
  • Page Range: 47-51
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian