In The Ruins Of An Utopia: Why Did Albanian Anti-Corruption Fail Cover Image

Në Rrënojat e Një Utopie: Përse Dështoi Anti-korrupsioni Shqiptar
In The Ruins Of An Utopia: Why Did Albanian Anti-Corruption Fail

Author(s): Blendi Kajsiu
Subject(s): Politics, Evaluation research, Social development, Corruption - Transparency - Anti-Corruption
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Albania; corruption; anti-corruption failure; society development; evaluation;

Summary/Abstract: Argumenti parësor që do të parashtrohet në këtë punim është se arsyeja kryesore se përse fushatat anti-korrupsion dështojnë në Shqipëri është si pasojë e idesë së gabuar se korrupsioni është burim i mungesës së i zhvillimit dhe demokracisë. Rrjedhimisht anti-korrupsioni në Shqipëri, edhe si pasojë e ndikimit dhe presionit të organizmave ndërkombëtare, është kthyer në një prioritet absolut me idenë se duke eleminuar korrupsionin i hapet rrugë zhvillimit dhe demokracisë. Ndërsa zhvillimi në vetvete është konceptuar sipas paradigmës neoliberale ku një shtet i vogël dhe eficent lehtëson funksionimin e një tregu të madh dhe kompetitiv. Në këtë artikull argumentohet se korrupsioni, pavarësisht formave në të cilat shfaqet, është pasojë direkte e mungesës së zhvillimit dhe jo shkak i tij. Në mungesë të zhvillimit eleminimi i korrupsionit është jo vetëm i pamundur, por përkundrazi fushatat anti-korrupsion mund të shërbejnë në shtimin dhe jo eleminimin e nivelit të korrupsionit për të paktën dy arsye. Së pari, anti-korrupsioni shpesh eleminon zhvillimin si prioritet, me idenë se zhvillimi do të pasojë eleminimin e korrupsionit. Së dyti, fushatat antikorrupsion imponojnë një model të gabuardhe të parealizueshëm zhvillimi të një shteti të vogël, indiferent dhe eficent përball një tregu të madh dhe konkurues. Edhe nëse diçka e tillë është e mundur praktikisht, një modei i tiilë mund të jetë pikëmbërritja, por jo pikënisja e zhvillimit.

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 6
  • Page Range: 42-57
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian