“Njeriu i Kanunit” in a post-socialist society Cover Image

“Njeriu i Kanunit” në një shoqëri post-socialiste
“Njeriu i Kanunit” in a post-socialist society

Author(s): Nebi Bardhoshi
Subject(s): Anthropology, Law, Constitution, Jurisprudence, History of Law, Recent History (1900 till today), Canon Law / Church Law
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: post-socialist period; law; canon law; anthropology;

Summary/Abstract: Në këtë esejemi përpjekurtë argumentojmë nevojën për një përqasje kritike të proceseve transformuese në periudhën post-socialiste, në lëmin e antropologjisë juridike. Në fokus të analizës sonë do të jetë marrëdhënia e pronësisë nga pikëpamja e “Njeriut të Kanunit” që ka lëvizur nga fshati në rrethinat e qytetit. Studiues të së drejtës kanunore kanë shprehur idenë se kanuni ka vdekur, pak a shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa disa të tjerë, i referohen kanunit si sistemit të vetëm që banorët e malësive zbatojnë, qoftë kjo dhe në periferitë e qytetit në periudhën post-socialiste. Për mendimin tonë, të dyja teoritë nuk qëndrojnë plotësisht. Për më tepër, si përqasja centraliste ligjore, nga pikëpamja e së drejtës kanunore, ashtu dhe ajo shtetërore, nuk qëndron. Të dyja këto pikëpamje kanë penguar përtë kuptuarse, përtej nivelit sesi duhet të jetë njësistem, ka sisteme dhe praktika të cilat gjallojnë në jetën sociale e duhen analizuar dhe studiuar, dhe dinamika e tyre formon kontekstin lokal të kulturës juridike. Shembull për këtë është dukuria e ndarjes së tokës sipas kanunit, dhe ajo e pushtimit të tokës apo e zënies së saj, pa lejen e autoriteteve shtetërore. Në periudhën që flasim “Njeriu i Kanunit” është subjekt i së drejtës, si sa i takon të drejtës kanunore, ashtu dhe asaj shtetërore. Raporti në mes këtyre dy sistemeve ndryshon në vartësi të forcës shtrënguese të secilit sistem, dhe sigurisht dhe legjitimitetit moral të secilit. Ne jemi përqendruar më shumë te baza legjitimuese në nivel lokal, duke përfshirë këtu dhe funksionin që luan në këtë mes ideologjia neoliberale, e cila përfaqëson një gjedhë të centralizimit ligjor, dhe rëndësia e saj shtohet, kur bëhet fjalë që kjo ideologji kërkon të zbatohet në një vend që i ka hyrërrugës sëintegrimit në Bashkimin Europian, duke i dhënë një domethënie të veçantë natyrës së kalimit nga Lindorja te Perëndimorja.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 8
  • Page Range: 114-132
  • Page Count: 19
  • Language: Albanian