Edi Rama, Politicians Pop(ulist)-Star Cover Image

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star
Edi Rama, Politicians Pop(ulist)-Star

Author(s): Belina Budini
Subject(s): Politics, Media studies, Communication studies, Political history, Transformation Period (1990 - 2010), Marketing / Advertising
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: politics; populism; Edi Rama; Albania; media; marketing;

Summary/Abstract: Nëpërmjet shqyrtimit të rastit Edi Rama, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i Partisë Socialiste, si i pari ‘mediakrat’ i mirëfilltë, i cili ka shpërfaqur politikën e stilit në mediat paskomuniste shqiptare, artikulli synon të analizojë rolin e mediave sa u përket dukurive të personalizimit dhe të mediatizimit të politikës në kontekstin special të një demokracie të re. Ky artikull do të argumentojë rolin domethënës të mediave në farkëtimin e ngritjes politike të Ramës dhe në konsolidimin e staturës së tij në arenën politike shqiptare. Ta interpretosh pushtetin e tij nën këtë perspektivë drite, do të thotë, gjithashtu, të kërkosh strategjitë dhe taktikat në hije që Rama ka përdorur për ta marketuar veten si startë politikës dhe, në mënyrë kontradiktore, si figurë politike mbi partitë politike. Kjo do të thotë që mediatizimi dhe personalizimi i politikës si procese të brendësuara në modelin etij, sugjerojnëjothjesht dhe vetëm daljen e mediave nërolin e aktorit politik duke përzgjedhur ‘kandidatin e tyre’ jashtë spektrit tradicional politik, por edhe përdorimin e ndërgjegjshëm të kanaleve mediatike prej Ramës për të kapërcyer strukturat politike.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 8
  • Page Range: 3-19
  • Page Count: 17
  • Language: Albanian