Te aven saste sare oroma: Aspects of human development of the Roma of Albania Cover Image

Te aven saste sare oroma: Aspekte të zhvillimit njerëzor të romëve të Shqipërisë
Te aven saste sare oroma: Aspects of human development of the Roma of Albania

Author(s): Ilir Gëdeshi, Kosta Barjaba
Subject(s): Politics, Geography, Regional studies, Governance, Demography and human biology, Ethnic Minorities Studies
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Albania; minorities; Roma; demography; politics; governance;

Summary/Abstract: Ky artikull trajton disa aspekte të zhvillimit njerëzor të popullsisë rome të Shqipërisë dhe bazohet, përveç burimeve bibliografike, në rezultatet e kërkimit shkencor në kuadrin e projektit Roma Mapping të UNICEF-it (2011). Ky kërkim u shtri në të gjitha vendbanimet rome në Shqipëri. Në kuadër të tij u realizuan 3.139 anketa me familjet rome, 120 intervista dhe 9 diskutime në grup me përfaqësues të këtij komuniteti. Krahas tyre u realizuan edhe 60 intervista me përfaqësues të qeverisë lokale dhe qendrore, drejtues dhe mësues shkollash, mjekë dhe infermierë të qendrave shëndetësore, punonjës të ndihmës ekonomike etj. Disa nga të dhënat sasiore të projektit krahasohen edhe me rezultatet e Censusit (2011). Artikulli përbëhet nga tri pjesë. Në pjesën e parë flitet për popullsinë rome, për diversitetin dhe shpërndarjen e saj gjeografike në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e dytë jepen disa nga tiparet e saj demografike duke i krahasuar ato me popullsinë e vendit. Në pjesën e tretë jepen disa tipare të zhvillimit njerëzor, duke u fokusuar te shëndeti dhe arsimimi, të shoqëruara me disa rekomandime për ndryshimin e politikave ndaj popullsisë rome.

  • Issue Year: 2014
  • Issue No: 13
  • Page Range: 19-38
  • Page Count: 20
  • Language: Albanian