Health situation in Albanian regions during Ottoman-Austrian wars in XVII - XVIII Cover Image
  • Price 4.50 €

Gjendja Shëndetësore Në Viset Shqiptare Gjatë Luftërave Osmano-Austriake Në Shekujt XVII-XVIII
Health situation in Albanian regions during Ottoman-Austrian wars in XVII - XVIII

Author(s): Flamur Ukaj, Memli Sh. Krasniqi
Subject(s): Military history, Health and medicine and law, 17th Century, 18th Century, Societal Essay
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Ottoman-Austrian wars; Health situation; Albania;

Summary/Abstract: Një nga sëmundjet më shkatërruese dhe me pasoja të rënda demografike për Evropën mesjetare, pa asnjë dyshim, qe murtaja, e cila në “Kontinentin e Vjetër” kishte ardhur nga Kina e largët. Epideminë e murtajës të tipit Bubonik (Limfatik) e përhapnin minjtë e zi të ardhur në Evropë nga kontinenti aziatik, ndërsa nga minjtë te njeriu bartej nga pickimi i pleshtave. Ndryshe kjo sëmundje quhej edhe “Vdekja e Zezë”, emër ky që vinte si pasojë e gangrenés së gishtërinjve, hundës dhe buzëve, të cilat me kalimin e kohës mermin ngjyrë të zezë. Pikësëpari kjo epidemi ishte pasojë e kushteve të dobëta higjienike, mungesës së kulturës shëndetësore të popullsisë, njohurive të pakta mjekësore dhe masave joadekuate të pushteteve vendore për parandalimin e epidemisë. Në shek. XIV kjo sëmundje shkaktoi me miliona viktima në Evropë duke zvogëluar numrin e popullsisë nga 30-60 %, ndërsa në Kinë numri i popullsisë ra nga 120 milionë në rreth 65 milionë.* 1 Një nga format më të përhapura të saj ishte murtaja e mushkërive. Ajo transmetohej lehtë nëpërmjet frymëmarijes, nga kontaktet e brejtësve me ushqimin dhe kafshët shtëpiake. Kjo tregonte se bakteri i murtajës limfatike me kalimin e kohës kishte pësuar mutacion dhe kishte filluar të përhapet me anë të frymëmanjes nga personi i infektuar te njeriu i shëndoshë.

  • Issue Year: 2015
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 205-213
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian