Drunk with blood (The Revival of bloodfeuding in Albania) Cover Image
  • Price 4.50 €

TË DEHUR NGA GJAKU (Ringjallja e gjakmarrjes në Shqipëri)
Drunk with blood (The Revival of bloodfeuding in Albania)

Author(s): Péter Krasztev
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Drunk with blood ; bloodfeuding ;Albania;

Summary/Abstract: Policia!”- dera e makinës tip "jeep" me targë shtetërore u hap me forcë nga nje kokëtul me uniformë që na detyroi të dilnim jashtë. Lëvizjet e tij të vrullshme bënë që gati të rrëzohej mbi një grumbull plehrash që ndodhej anës rrugës; ishte plotësisht i dehur. Në këtë moment Xhimi, përkthyesi ynë, po qëndronte te dera e klubit dhe po bënte të pamundurën për të bindur një vrasës të ri t’u tregonte të huajve se çfarë teknike ekzaktësisht kishte menduar për të eliminuar kundërshtarin e tij. Por të gjitha përpjekjet e Xhimit, i cili kohë më parë kishte qënë artist filmi, dolën pa rezultat - djali nuk donte që nuk donte të na zbulonte sekretet e tij. Ndërkohë ne dolëm nga makina me duart lart dhe me pamje të zymtë e të trembur. Polici, duke qeshur me gjithë shpirt, na përqafoi dhe i bëri me shënjë djalit që rrinte te banaku të sillte katër birra. Nardi, shoferi, e ktheu menjehere njërën prej tyre dhe me një kënaqësi të dukshme la të kuptohej që donte të pinte akoma.

  • Issue Year: 1997
  • Issue No: 10
  • Page Range: 111-120
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian