On Italian loanwords in the Albanian language Cover Image
  • Price 4.90 €

MBI HUAZIMET ITALIANE NË GJUHËN SHQIPE
On Italian loanwords in the Albanian language

Author(s): Kristina Jorgaqi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Përpjekja
Keywords: Italian loanwords ; Albanian language

Summary/Abstract: Ka kaluar tashmë një shekull që kur Gustav Meyer-i - indoeuropianisti dhe albanologu i shquar austriak, autori i të parit dhe, deri tani, të vetmit fjalor etimologjik të gjuhës shqipe1- konstatoi se ndikimi roman (d.m.th. ai latin dhe italian) është ndikimi i huaj më i fuqishëm mbi shqipen. Pohimi i tij qëndron “i palëvizur” edhe sot e kësaj dite. Madje do të shtonim se kemi të bëjmë me ndikimin më të fuqishëm e njëkohësisht më të hershëm e më të qëndrueshëm mbi shqipen dhe paraardhësen e saj. Dhjetë shekuj veprimi të latinishtes (që nga shek. II p.e.s. deri në shek. VIIVIII e.s.) u pasuan nga po kaq shekuj ndikimi të italishtes mbi shqipen (që prej shek. X deri në ditët tona). Çfarë ka ndryshuar prej kohës së Meyer-it janë vetëm hulumtimet dhe studimet e shumta mbi huazimet latine të shqipes, të kryera sidomos në gjysmën e dytë të këtij shekulli, si dhe pasurimi i saj i madh me italianizma, çka nuk e ka lëvizur, përkundrazi, e ka rikonfirmuar thelbin e pohimit të studiuesit.

  • Issue Year: 1997
  • Issue No: 10
  • Page Range: 131-144
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian