ASTRIT DELVINA SI EKSPERIMENTUES I SINESTEZISË NË LETËRSINË SHQIPTARE
ASTRIT DELVINA SI EKSPERIMENTUES I SINESTEZISË NË LETËRSINË SHQIPTARE
Author(s): Odeta ZheguSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: ASTRIT DELVINA ; EKSPERIMENTUES I SINESTEZISË ; LETËRSINË SHQIPTARE
Summary/Abstract: Astrit Delvina hyn në grupin e autorëve të letërsisë që u dënuan herët e në vazhdimësi nga diktatura me asgjësim të plotë, me pengim të çdo orvatjeje për t’iu afruar penës dhe me harrim. Me gjithë këto përpjekje të persekutorëve të tij, ky autor arriti të mbijetojë, ose, më mirë, arriti të mbijetojë vepra e tij, ndonëse pas vdekjes. Kjo mbijetesë i solli letërsisë shqiptare, bashkë me emrin e një autori të munguar, edhe lajmin e mirë se ky autor i kishte sjellë asaj një frymë të re të lirë dhe një stil të ri modern. Delvina është shkrimtari që ka përdorur me shumë sukses për herë të parë në letërsinë shqiptare rrëfimin përmes ngjyrave, sinestezinë, ka përdorur daljen nga koha dhe përmasat e tjera, të gjitha në funksion të rritjes së hapësirës së tij artistike, ka përdorur në tri vepra të tij, tri forma rrëfimi të ndryshme, duke eksperimentuar romanin sinestetik, romanin filozofik dhe psikanalitik, por edhe prozën simbolike, dhe e gjithë kjo meriton të vlerësohet si kontribut avangardist në letërsinë shqiptare.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2011
- Issue No: 01-02
- Page Range: 123-142
- Page Count: 20
- Language: Albanian