SYNAETHESIA CONSIDERED IN THE THEORETICAL AND AESTHETIC PLANE Cover Image

SINESTEZIA E VËSHTRUAR NË RRAFSHIN TEORIK DHE ESTETIK
SYNAETHESIA CONSIDERED IN THE THEORETICAL AND AESTHETIC PLANE

Author(s): Odeta Zhegu
Subject(s): Semiotics / Semiology, Aesthetics, Semantics, Descriptive linguistics, Stylistics
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: synaesthesia; language, literature; aesthetic;

Summary/Abstract: Sinestezia është një dukuri e perceptimit që fut në ndërveprim të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë sbqisat e ndryshme, në mënyrë të tillë që rezultati i një ngacmimi të caktuar ndijimor prek kanale të tjera ndijimore ose aktivizon sistemin perceptues në tërësi. Koncepti i sinestezisë, si teori e perceptimit simultan (të njëkohshëm), ka lindur e është zhvilluar përgjatë tre shekujve: djepi i saj është debati gnoseologjik i zhvilluar në shek. XVII e XVIII mes disa filozofëve të famshëm. Në shek. XIX ajo do të ushqehet nga limfa jetësore e refiektimeve filozofike, nga tregimet dhe veprat e poetëve romantikë e dekadentë, ndërkohë që do të gjejë shprehjen e vet më të gjerë në krijimet artistike të piktorëve e muzikantëve gjatë gjithë viteve nëntëqind. Së fundmi, në gjysmën e dytë të shek. XX, ajo do të jetë objekt i studimeve të çmuara estetike.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 185-201
  • Page Count: 17
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode