MBI VEÇANTITË DHE ETAPAT E MENDIMIT KRITIK PËR VEPRËN E AT ZEF PLLUMIT
MBI VEÇANTITË DHE ETAPAT E MENDIMIT KRITIK PËR VEPRËN E AT ZEF PLLUMIT
Author(s): Agron GjekmarkajSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: VEÇANTITË DHE ETAPAT ; MENDIMIT KRITIK PËR VEPRËN ; ZEF PLLUMIT
Summary/Abstract: I ardhur nga burgjet komuniste At Zef Pllumi do të shfaqej publikisht para besimtarëve e qytetarëve të Tiranës natën e Krishtlindjeve me 24 dhjetor të vitit 1990. Ishte mesha e parë në Kryeqytet që pas mbylljes së objekteve të kultit në vitin 1967. Prania e këtij prifti katolik në Tiranë ishte sinjal lirie. Do të meshonte në pragun e Kishës Françeskane, dera e së cilës ishte e kyçur me dryn, por Shën Françesku ishte ngulur në gjoksin e tij përjetësisht, bashkë me kryqin në pagëzim dhe, për doktrinën e tij pax et bonum, nuk duhej çelës. Shqipëria zyrtarisht ishte akoma një vend ateist. Predikimi i tij para shumë njerëzve të besimeve të ndryshme që kishin sfiduar pengesat e sigurimit të shtetit është edhe zanafilla e mendimit të tij publik, “guri i themelif’ i fenomenit Pllumi. Do të fliste atë natë për Zotin dhe dashurinë, por edhe për Faljen si instrument i Hyjit. Qindra vetë, në shumicë të besimit Islam, dëgjonin të përlotur këtë veteran të burgjeve të komunizmit që ju fliste për dashurinë, kundër dhunës, për lirinë, kundër tiranisë.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2011
- Issue No: 01-02
- Page Range: 092-104
- Page Count: 14
- Language: Albanian
