Shqiptarëte UKRAINËS: TRADITA DHE ZAKONE TË JETËS FAMILJARE (VËSHTRIM ETNOLINGUISTIK) Cover Image
  • Price 4.50 €

Shqiptarëte UKRAINËS: TRADITA DHE ZAKONE TË JETËS FAMILJARE (VËSHTRIM ETNOLINGUISTIK)
Shqiptarëte UKRAINËS: TRADITA DHE ZAKONE TË JETËS FAMILJARE (VËSHTRIM ETNOLINGUISTIK)

Author(s): Maria Morozova
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Shqiptarëte UKRAINËS ; TRADITA DHE ZAKONE ; JETËS FAMILJARE (VËSHTRIM ETNOLINGUISTIK)

Summary/Abstract: 1. Parathënie. Që nga lindja e tij, njeriu merr pjesë në sistemin e marrëdhënieve farefisnore, i cili shpaloset gjatë jetës së tërë dhe transformohet me çdo ngjarje, që ndodh në familje: lindja, martesa, vdekja e ndonjërit nga të afermit etj. Edhe sot e kësaj ditë, këto marrëdhënie brenda familjes vazhdojnë të rregullohen me një varg të gjerë të zakoneve dhe dokeve, që u përkasin epokave të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë. Jeta familjare në kulturat të llojllojshme, pranon tradita dhe zakone tepër të lashta, duke u pasuruar nga shekulli në shekull me trajta të reja, të cilat i krijon bashkëkohësia. Në pasurinë e tillë shpirtërore të popullit, tërheq vëmendjen jo vetëm karakteri i lidhjeve farefisnore, por edhe trajtimi i këtyre lidhjeve në mendimin popullor, pasqyrimi i atyre në ritet dhe adetet, si dhe vendi i atyre në botëkuptimin tradicional (Tolstaja, 2009:7). Nga kjo pikëpamje, me vlerë të konsiderueshme janë të dhënat gjuhësore (në radhë të parë, terminologjia farefisnore), të cilat japin dëshmi për strukturën e familjes dhe për marrëdhëniet familjare në periudhat e ndryshme të jetës së shoqërisë, për të cilën bëhet fjalë më poshtë.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 282-290
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian