Evokim kujtimesh për qemal haxhihasanin, MËSUESIN QË SOLLIDRITËN NË POLLOG Cover Image
  • Price 4.50 €

Evokim kujtimesh për qemal haxhihasanin, MËSUESIN QË SOLLIDRITËN NË POLLOG
Evokim kujtimesh për qemal haxhihasanin, MËSUESIN QË SOLLIDRITËN NË POLLOG

Author(s): Hamit Xhaferi
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Evokim kujtimesh ; qemal haxhihasanin, ; MËSUESIN ; SOLLIDRITËN ; POLLOG

Summary/Abstract: Për sistemin e organizuar të arsimit shqip të shqiptarëve në Maqedoni, mund të flitet vetëm për vitin 1941, kur Ministria e Arsimit të Shqipërisë ndërmori iniciativën për hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe në Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë e gjetiu. Qindra mësues nga Shqipëria, me zellin e tyre rinor, të frymëzuar nga ndjenjat e atdhedashurisë, i lënë vendlindjet e tyre për t’ia mësyer trojeve etnike shqiptare në Maqedoni, për të hapur shkolla shqipe dhe për t’ua mësuar shkronjat shqipe femijëve të vëllezërve të tyre. Në mesin e këtyre mësuesve ishte dhe Qemal Haxhihasani, një djalë i ri 23-vjeçar, i cili posa e kishte kryer Normalen në Elbasan, në vitin 1941, me dekret të Ministrisë së atëhershme të Arsimit të Shqipërisë, emërohet drejtor i Shkollës fillore “Tajar Tetova” në Tetovë. Aso kohe kjo shkollë mori këtë emërtim, për arsye se Tajari kishte qenë kajmekam në Elbasan në kohën e perandorisë osmane dhe si i tillë i ka kontribuar shumë çështjes kombëtare. Veprimtaria dhe roli i Qemal Haxhihasanit, në lëmin e arsimit, kulturës dhe më gjerë, ndonëse për një kohë të shkurtër ka qëndruar në Tetovë, ka qenë e shumanshme. Shkolla ku ai ka punuar, ka qenë shkollë qendrore,

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 197-202
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian