INTERESIM IDHE NDËRHYRJA E AUTORITETEVE ITALIANE TË PUSHTIMIT MBIPROBLEM ET FETARE NË SHQIPËRI Cover Image

INTERESIM IDHE NDËRHYRJA E AUTORITETEVE ITALIANE TË PUSHTIMIT MBIPROBLEM ET FETARE NË SHQIPËRI
INTERESIM IDHE NDËRHYRJA E AUTORITETEVE ITALIANE TË PUSHTIMIT MBIPROBLEM ET FETARE NË SHQIPËRI

Author(s): Marenglen Verli, Jorina Verli
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: INTERESIM IDHE NDËRHYRJA E AUTORITETEVE ITALIANE TË PUSHTIMIT MBIPROBLEM ET FETARE NË SHQIPËRI

Summary/Abstract: Në orientimet e veta strategjike Italia, në periudhën midis Dy Luftërave Botërore, i kushtoi vëmendje të veçantë depërtimit në Shqipëri në të gjitha fushat, politike, ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj. Dihet se përmes Shqipërisë Benito Musolini, diktatori i madh italian, që dominoi politikën e Romës në vitet 1922-1943, planifikonte depërtimin dhe zgjerimin e Perandorisë Italiane në Ballkan. Në këtë kuadër, problemet fetare dhe komunitetet fetare në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri, e cila përbënte objektivin e parë të politikës ekspansioniste të Romës matanë Otrantos dhe karakterizohej nga ekzistenca e disa komuniteteve fetare, u vunë në fokusin e vëmendjes së qarqeve drejtuese italiane. Nuk kemi kryer hulumtime në ato nivele që të japim detaje për kohën e saktë dhe intensitetin e kësaj vëmendjeje, që pa dyshim ekziston qysh para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, dhe vijoi në periudhën midis Dy Luftërave Botërore, por kemi në duar dokumente interesante të diplomacisë së Romës, që e pasqyrojnë atë në vitin 1939, domethënë menjëherë pasi Italia pushtoi Shqipërinë.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 279-287
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian