Demographic, ethnic, religious and economic situation in Northen Albanian territories, in 1877, under the Austro Hungarian consul, Lippih Cover Image
  • Price 4.50 €

Situata demografike, fetare, etnike, ekonomike, etj., në viset e “Shqiptarëve të Veriut”, në vitin 1877, sipas konsullit austrohungarez, Lippih
Demographic, ethnic, religious and economic situation in Northen Albanian territories, in 1877, under the Austro Hungarian consul, Lippih

Author(s): Marenglen Verli
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Demographic ethnic religious economic situation ; Northen Albanian territories; 1877 ; Austro Hungarian consul; Lippih; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Në dokumente të ndryshme të diplomacisë austro-hungareze të gjysmës së dytë të shekullit XIX gjendet një informacion jo i pakët për tiparet e shqiptarëve, si edhe për numrin dhe përbërjen etnike të popullsisë së sanxhaqeve ose vilajeteve të quajtura shqiptare. Në bazë të këtij informacioni në Vjenë llogariteshin avantazhet dhe disavantazhet për realizimin e projekteve gjeostrategjike për të zotëruar pjesën qendrore dhe perëndimore të Gadishullit të Ballkanit dhe për të prapsur aty konkurrencën e Rusisë. Të dhënat e një raporti mbi organizimin administrativ të Vilajetit të Kosovës (dt. 17 mars 1877) dhe të një memorandumi mbi sanxhaqet e “shqiptarëve të Veriut” (dt. 20 qershor 1877), të hartuara nga konsulli Lipih, japin mundësi të gjykohet jo vetëm për angazhimin e Portës së Lartë, por edhe për interesin e jashtëzakonshëm të Perandorisë Austro-Hungareze për kombin shqiptar dhe për trevat shqiptare, për shtrirjen e tyre gjeografike, për situatën politike, ekonomike, demografike, etnike, konfesionale etj. Por Lipih me një studim të veçantë të vitit 1876 tërhiqte vëmendjen e eprorëve posaçërisht për Mirditën dhe 18.500 mirditorët (24.000 bashkë me fandasit e Rrafshit të Dukagjinit), duke ofruar një vështrim kompleks për këtë trevë dhe popullsinë e saj, por edhe për vise të tjera që banoheshin nga shqiptarë të besimit katolik, të cilat së bashku mund të nxirrnin deri 18.000 burra luftëtarë.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 355-364
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian