1953 - Udhëheqësit e rinj sovjetikë paralajmërojnë: ose ndryshime ose katastrofe
1953 - The new Soviet leaders warn: either a change or a catastrophe
Author(s): Ana LalajSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: 1953 ; Soviet leaders ; change or catastrophe ; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Më 5 mars 1953, Stalini vdiq, kurse në ditën e funeralit të Stalinit, më 9 mars 1953, mijëra shqiptarë, bashkë me Enver Hoxhën, ranë në gjunjë përpara përmendores së bronztë në qendër të Tiranës. Që prej asaj dite, 730 mijë njerëz, në një popullsi më pak se 1.3 milionëshe, vunë firmat në "Betimin e popullit shqiptar para Stalinit të Madh" dhe më 2 korrik ai iu përcoll Moskës. Procesione të ngjashme u mbajtën edhe në kryeqytetet e tjera komuniste. Por shpejt u pa se këto betime "popullore" besnikërie ishin vetëm fasada. Burime të ndryshme, sidomos ato diplomatike, bënin fjalë se në vendet e Bllokut ishte fermentuar një gjendje shpërthyese, për shkak të vështirësive ekonomike, por edhe për shkak të drejtimit të keq dhe represionit që drejtuesit komunistë të këtyre vendeve ushtronin në popull. Në qershor të vitit 1953, ata thirrën me urgjencë në Moskë drejtuesit kryesorë të Partisë së Bashkuar Socialiste të Gjermanisë, të Partisë së Popullit Punëtor Hungarez, të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe në vjeshtë të po atij viti udhëheqësit komunistë rumunë, çekë dhe polakë, të cilëve u bënë me dije se "pritej një katastrofë, nëse nuk do të merreshin masa".
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2010
- Issue No: 01-02
- Page Range: 223-247
- Page Count: 25
- Language: Albanian
- Content File-PDF