The Etymology Of Zuku/ Zulku Bajraktar Names And The Wolf Cult Cover Image
  • Price 4.50 €

ETIMOLOGJIA E EMRIT TË ZUKUT / ZULKUT BAJRAKTAR DHE KULTI I UJKUT
The Etymology Of Zuku/ Zulku Bajraktar Names And The Wolf Cult

Author(s): Ndoc Papleka
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Etymology Of Zuku; Zulku Bajraktar ; Wolf Cult

Summary/Abstract: Ndër studiuesit e parë të epikës sonë legjendare, të cilët janë përqëndruar tek antroponimet dhe toponimet e saj, është edhe folkloristi i njohur Demush Shala. Në librin e tij “Rreth këngëve kreshnike shqiptare”, këtij objekti i ka kushtuar një kapitull të veçantë që titullohet “Antroponimia dhe toponimia”5. Ai është i mendimit se emrat e personazheve e të vendeve që përmenden në këngët tona kreshnike kanë interes shkencor në disa pikëpamje: “Kështu, pos të tjerash, në to hetojmë edhe një onomastikë të pasur dhe të farëfarshme, si reflektim rrugësh të zhvillimit historik e shoqëror"6. Ky autor vë në dukje kontrastin midis fondit të lashtë, që është i pranishëm në epikën tonë legjendare dhe toponimeve e antroponimeve relativisht të reja që hasen në to. Me të drejtë, këtë dukuri kulturore, e shpjegon si pasojë të ndikimit të fuqishëm të kulturave të perandorive që e kanë shtrirë sundimin e tyre në trojet e banuara nga të parët tanë. Kjo dukuri nuk ndeshet vetëm te shqiptarët, por edhe te popuj të tjerë të Ballkanit, siç e ka vënë re V.S.Karaxhiq për serbët.

  • Issue Year: 2006
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 114-130
  • Page Count: 17
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode