From Baneasa to Chisinau, a journey! Smoke Cover Image
  • Price 4.50 €

Nga Baneasa për në Kishnjev: një rrugë!, Tymi
From Baneasa to Chisinau, a journey! Smoke

Author(s): Fron Nazi
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Baneasa ; Chisinau; Albania

Summary/Abstract: Ta hajë dreqi! Më duhet të pres edhe pesë orë. Ndodhem në aeroportin e linjës së brendshme rumune të Baneasës. Një i huaj si unë nuk do ta kishte pasur fatin kurrë ta shihte këtë farë tmerri të quajtur aeroport sikur të mos i duhej të fluturonte për në Kishnjev apo për në Kluzh. Dekori përreth është një përzjerje e socrealizmit klasik me një xhamllëk ndarës të tipit perëndimor. Ka dy vende ku mund të ulesh dhe unë zë e sillem sa te njëri tek tjetri. Punë e vështirë kur kur ka vetëm pesë ndenjëseve të rregullta. Po të ulem në vendin e prapëm, do të kundroj vetëm pistën e aeroportit, prandaj zgjedh ndenjësen përpara prej nga mund të shoh ata që vijnë dhe ata që flenë në stolat e rrugës përballë. Janë shtrirë në çdo hije që kanë mundur të gjejnë. Bën një i nxehtë përvëlonjës ku përzihet zagushia me pluhurin. Një tabelë e vetme varet mbi sportelin e biletave ku shërbejnë dy gra. Rreth tyre dy roje aeroporti të veshur me xhaketa kafe poliestër vardisen për tu hapur muhabet, por ato janë shumë të përqendruara mbi një fjalëkryq. Tre taksistë vijnë e sillen rrotull meje. Njëri shkon nga ndenjëset e prapme kurse dy të tjerët i hedhin vështrimet nga unë. Pa shkëmbyer asnjë fjalë e kuptojnë se jam nga ata që s’kanë ndërmend të lëvizin prej andej.

  • Issue Year: 1995
  • Issue No: 05
  • Page Range: 076-080
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian