The Continuation of a love Cover Image
  • Price 4.50 €

VAZHDIMI I NJË NJË DASHURIE
The Continuation of a love

Author(s): Fron Nazi
Subject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: 1991 ; Continuation of Love; Albania

Summary/Abstract: Përshtypjet e para janë ato më të pashlyeshmet. Ajo çka vjen më vonë është ose vazhdim i një dashurie ose vazhdim i një divorci. Unë mbrrita në Shqipëri në Dhjetor 1991 me një dorë libërthash mbi shoqërinë e hapur dhe me shumë premtime për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë përdrejt një të ardhmje demokratike. Ishte një periudhë në historinë e Shqipërisë ku perceptimi i realitetit shfaqej e zhdukej bashkë me ujin dhe energjinë elektrike. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend që ndeshej me vështirësi të mëdha ekonomike, që kërkonte të nxirrte arin nga kashta dhe që jetonte me eksitimin e një të ardhmje të papërcaktuar. Pyetja e parë që më bëri dikush ishte: “Kush ka pasur impakt më të madh në art, ngjyra apo linja?”; pyetja e dytë që dëgjova ishte: “A e di ti se kush janë komunistët dhe kush demokratët?” Unë nuk kisha përgjigje për asnjërën nga të dyja këto pyetje. Shumë shpejt mësova se në Shqipëri identiteti i një personi përcaktohej me “ne” dhe “ata”. Mësova se njerëzit dëgjonin jo atë çka thuhej, por atë çka nuk thuhej; se nuk kishte të fshehta dhe as të fshehta thënës. Po zbuloja një vend që zgjohej pas 50 vjetësh aq i uritur sa thërriste njëherësh hem për liri hem për demokraci. Në këtë periudhë të veçantë unë nuk isha në gjendje të gjykoja ose të këshilloja siç duhej; u mora me shpërndarjen e ndihmës që kisha sjellë e që e kërkonte aq shumë situata. Me kalimin e kohës, sa më shumë binte perdja e padijes sime, fillova të marr pozicion. Më kujtohet se në intervistën e parë në Rilindja Demokratike vura në dukje se prioriteti im ishte dhe do të vazhdonte të ishte promovimi i të drejtave të njeriut. Kjo fjalë, fatkeqësisht, u varros diku midis premtimeve të tjera për ndihmë financiare për zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Sot, kur kthej kokën prapa them se kam pasur më shumë disfata sesa fitore. Për disfatat mbaj përgjegjësinë time, kurse për fitoret, ndonëse të rralla, them se ishin akumulim i punës së përbashkët.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 08
  • Page Range: 007-010
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian