Eqrem Çabej in 100 anniversary of his birthday Cover Image
  • Price 4.50 €

Eqrem Çabej në njëqindvjetorin e lindjes
Eqrem Çabej in 100 anniversary of his birthday

Author(s): Shaban Demiraj, Idriz Ajeti
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Eqrem Çabej ;100 anniversary of his birthday; Albania; Albanian History

Summary/Abstract: Jemi mbledhur sot në këtë tubim shkencor të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, për të përkujtuar me nderim njërin prej bijve më të shquar të kombit shqiptar, akademikun prof. dr. Eqrem Çabej, me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së tij. Ky dijetar i rrallë, që radhitet me të drejtë si një ndër bijtë më të shquar, që ka nxjerrë nga gjiri i vet etnosi arbëror, me veprën e tij të madhe bëri që kultura dhe shkenca shqiptare të ngriheshin në nivele të tilla, që tërhoqën shpejt edhe vëmendjen dhe vlerësimin e studiuesve të huaj. Në të njëjtën kohë vepra e tij e madhe e bëri të pavdekshëm emrin e këtij shkencëtari të rrallë, i cili po nderohet edhe më shumë pas vdekjes sesa kur ishte gjallë, për çka dëshmojnë, ndër të tjera, tubimet e shumta shkencore, që janë organizuar për të nderuar kujtimin e tij gjatë këtyre tridhjetë vjetëve të fundit jo vetëm në Tiranë, por edhe në vise të tjera brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar. E një gjë e tillë nuk ishte e papritur, sepse Eqrem Çabej hyn në radhën e atyre njerëzve të shquar, veprimtaria e të cilëve bëhet edhe më e madhërishme me kalimin e moteve. Për këtë dëshmon edhe mungesa e një Çabeji të dytë, që të vazhdonte punën e ndërprerë në mes të këtij Mjeshtri të madh.

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 069-077
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian