The right to education for minorities in Macedonia Cover Image

E drejta e arsimit për minoritetet në Maqedoni
The right to education for minorities in Macedonia

Author(s): Irena Mitro
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Balkan Human Rights Network

Summary/Abstract: Kanë kaluar mëse 30 vjet prej një evenimenti të rëndësishëm mbi minoritetet që u zhvillua në vitin 1974, në Ohër, në ish-Jugosllavi. Seminari i Kombeve të Bashkuara mbi Promovimin dhe Mbrojten e të Drejtave të Minoriteteve Kombëtare, Etnike dhe Minoriteteve të tjera ishte një organizim ku vëmendja u përqëndrua mbi të drejtat e minoriteteve, me fokus modelin e suksesshëm të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, ku nacionalitetet ishin në bashkëpunim dhe në harmoni drejt ndërtimit të shoqërive të tyre. Në komentet e përgjithshme të këtij seminari historik përmendet se ushtrimi i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore nga minoritetet kombëtare, etnike dhe nga minoritetet e tjera në nivel të barabartë me shumicat, konsiderohet një parakusht për realizimin e të drejtave civile dhe politike. Domethënia historike e këtij komenti bëhet më substanciale nëse marrim parasysh faktin se kemi përpjekje të intensifikuara në vendet pasuese të ish-Jugosllavisë për të akomoduar gjendjen e minoriteteve. Kjo bëhet në kontekstin e të drejtave civile dhe politike si dhe të drejtave ekonomikosociale dhe kulturore, sepse me ndryshimet që kanë, të dy grupimet janë njësoj të rëndësishme dhe shtylla mbështetëse për njëra tjetrën.

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 01
  • Page Range: 191-211
  • Page Count: 21
  • Language: Albanian