Traps of a dangerous ethnography in the anthropological imagination  Cover Image
  • Price 4.50 €

Kurthe Të Një Etnografie Të Rrezikshme Në Përfytyrimin Antropologjik
Traps of a dangerous ethnography in the anthropological imagination

Author(s): Albert Doja
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology, Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: dangerous ethnography ; anthropological imagination ; Albania

Summary/Abstract: Studimet e specializuara fetare, të ngecura diku midis etnocentrizmit, empirizmit dhe literalizmit, sidomos në rastin e Islamit, nuk kanë sjellë ndonjë analizë të veçantë antropologjike përsa i përket pasqyrimit të suksesshëm të realiteteve praktike dhe ideologjive politike te feve. Për më tepër, ideja e popullarizuar se grupe të caktuara etnike që kanë pasur konflikte përgjatë shekujve do të vazhdojnë luftën kundër njëri tjetrit nuk është gjë tjetër veçse një ide e ushqyer prej raportimeve të shumta të mjeteve të informacionit masiv dhe botimeve akademike, të cilat i mëshojnë natyrës historike të konfliktit, në mënyrë tepër të ngjashme psh. me idenë se Islami dhe modernizmi janë në njëfarë mënyre kundërshtare me njëra-tjetrën. Është për të ardhur keq që gjatë periudhave të pasigurisë shpjegime të tilla esencialiste mbi dallimet vazhdojnë të ruajnë një peshë të madhe. Për aq kohë sa “historia” do të funksionojë si ekran pas të cilit fshihen interesat e udhëheqësve politikë apo fetarë, konfliktet etnike ose kulturore do te na paraqiten të pazbërthyeshme. Ekzistojnë, gjithashtu, pikëpamjet moderne mbi shtetin-komb dhe gjithë mitologjitë e tij të institucionalizuara që kanë ngatërruar, fshirë, përdhosur dhe shembur kuptimin që kemi rreth përcaktimeve lokale dhe kategorive të identitetit të grupit të përkthyera në jetën e përditshme. Sidoqoftë, duke hulumtuar se si ndërtohen identitetet politike të grupit, duke shkoklavitur marrëdhëniet midis ankthit, kërcënimeve dhe reagimeve të identitetit në grup mund të hidhet dritë mbi mënyrat e zgjidhjes të konflikteve.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 20
  • Page Range: 72-85
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian