The Mukja meeting in the context of the Albanian national cause Cover Image
  • Price 4.50 €

Mbledhja e Mukjes në kontekstin e çështjes kombëtare shqiptare
The Mukja meeting in the context of the Albanian national cause

Author(s): Muharrem Dezhgiu
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Mukja meeting ; Albanian national cause; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Mbledhja e Mukjes, e fillimgushtit 1943, përbën një nga ngjarjet më kulmore politike të historisë shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Misioni historik i saj ishte të përcaktonte parimet, rrugët dhe formën e bashkimit të organizuar të forcave politike shqiptare dhe për rrjedhojë të mbarë shqiptarëve, për bashkim e çlirim kombëtar. Analiza dhe shqyrtimi i vendimeve të Mbledhjes së Mukjes tregon qartë se ato i shërbenin në mënyrën më të drejtpërdrejtë bashkimit të shqiptarëve, në thelb të interesave kombëtare të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike. Nga çdo anë që të analizohen vendimet e Mbledhjes së Mukjes, nuk mund të arrihet në përfundimin absurd, që ka predikuar historiografia komuniste se, ato vendime ishin në dëm të interesave të zhvillimit të luftës për çlirimin e Shqipërisë. Nuk mund të gjykohen dhe të vlerësohen vendimet e Mbledhjes së Mukjes nga interesat e ngushta të njërës apo tjetrës forcë politike. Analiza dhe vlerësimi i asaj marrëveshjeje mund të jetë i drejtë dhe objektiv, vetëm duke u nisur nga interesat kombëtare d.m.th. nga efekti që do të kishte ajo për çlirimin kombëtar. Gjykuar nga imperativi historik që shtrohej përpara shqiptarëve për gjetjen e formës dhe të organizimit më të përshtatshëm për mobilizimin dhe organizimin e gjithë shqiptarëve për çlirim kombëtar, themi se, vendimet e Mbledhjes së Mukjes e përmbushnin këtë mision.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 309-312
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian