Kritikë letrare. Të mbi-interpretosh tekstet
To over-interpret texts
Author(s): Umberto EcoSubject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: over-interpret texts ; Albania; Albanian Literature; text-interpretation
Summary/Abstract: Tek Interpretimi dhe historia, u mora me një metodë interpretimi të botës dhe teksteve, bazuar mbi personalizimin e marrëdhënieve të simpatisë, të cilat lidhin, reciprokisht, mikrokozmosin dhe makrokozmosin. Si metafizika, ashtu edhe fizika e simpatisë universale, duhet të themelohen mbi një semiotikë (ekspicite, ose implicite) të ngjashmërisë. Tek Fjalët dhe sendet, edhe Michel Foucault është marrë me këtë paradigmë të ngjashmërisë, duke u interesuar, më së shumti, për atë çast kalese mes rilindjes dhe shekullit XVII, në të cilin gjendet edhe tretja e paradigmës së ngjashmërisë në atë të shkencës moderne. Hipoteza ime është historikisht më e gjerë dhe synon të nxjerrë në dritë një kriter interpretues (të cilin e quaj semiozë hermetike), mbijetesa e të cilit mund të gjurmohet përmes shekujsh. Për të pohuar se i ngjashmi vepron mbi të ngjashmin, semioza hermetike, duhet të përcaktonte se çfarë ishte ngjashmëria. Por kriteri i saj, sa i takon kësaj të fundit, do të shfaqej si i përgjithshëm dhe i eptueshëm, skajshmërisht zemërbutë. Ai nuk përfshinte vetëm ato fenomene, që sot i katalogojmë nën etiktën e ngjashmërisë morfologjike, ose analogjike, të përmasave, por çdo lloj zëvendësimi, që mundësohej nga tradita retorike, le të themi afërsia, pars pro tot, veprimi për vepruesin dhe kështu me rradhë.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2005
- Issue No: 21
- Page Range: 042-054
- Page Count: 13
- Language: Albanian
- Content File-PDF