TEORIA E METAKOMUNIKIMIT Cover Image

TEORIA E METAKOMUNIKIMIT
TEORIA E METAKOMUNIKIMIT

Author(s): Rexhep Murtez Shala
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: TEORIA E METAKOMUNIKIMIT ;

Summary/Abstract: Libri1 “Notes- teoria e metakomunikimit” është një ditar i meditimit mbi teorinë, krijimin dhe komunikimin si model triadik i metakomunikimit. Realisht, teorinë, krijimin dhe komunikimin i trajtojmë në kauzalitet dhe koekzistencë: a) si fusha të veçanta të dijes e të kulturës; b) si tri dimensione të procesit të njohjes, dhe c) si zhanre, procese dhe dimensione të artit\ letërsisë. Natyra e veçantë e teorisë, e krijimit dhe e komunikimit është objekt i vazhdueshëm i studimeve, një metodë e historisë së nocionit do të hidhte dritë mbi zhvillimin sistematik të mendimit mbi këto çështje. Ne marrim parasysh natyrën e teorisë, të krijimit dhe të komunikimit për aq sa është e nevojshme të shihet imanenca e tyre në marrëdhënie të ndërsjellë në art\ letërsi. Në nivelin verbal- si dimensione të procesit të njohjes- teoria, krijimi dhe komunikimi karakterizohen si: rregulla, prodhimi i rregullës dhe dedikimi (pragmatizimi ) i rregullës. Kauzaliteti midis tyre është marrëdhënie triadike- në kuptimin: asnjëra nuk mund ta përjashtojë tjetrën, janë dimensione që, në mënyrë dinamike gjatë procesit të njohjes, marrin pjesë në formësimin e natyrave të njëra tjetrës. Në esencë: a) nuk ekziston rregull që nuk e.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 04-05
  • Page Range: 032-037
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian