FEMINIZMI DHE LETËRSIA  Cover Image

FEMINIZMI DHE LETËRSIA
FEMINIZMI DHE LETËRSIA

Author(s): Elaine Showalter
Subject(s): Gender Studies
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: FEMINIZMI ; LETËRSIA

Summary/Abstract: EDHE PSE FEMINIZMI, SI IDEOLOGJI POLITIKE, ekziston që nga shekulli shtatëmbëdhjetë, kritika letrare feministe është një zbulim relativisht i ri. Mund ta shfletojmë trashëgiminë e pasur të kritikës femërore që merret me çështjet feministe, përfshirë aty punën e zonjës De Stal (Madame de Stael), Mary Wollstonecraft, George Eliot, Margaret Fuller, Charlotte Perkins Gilman, Olive Schreiner, Rebeka West, Virginia Woolf dhe Simon de Beavoir; por vetëm mbas vitit revolucionar 1968 gratë nisin të mendojnë për veten e tyre në termat e ‘’kritikeve feministe’’, duke iu qasur letërsisë nga perspektiva politike që e formoi lëvizja çlirimtare e grave, si dhe trajnimit në institucionet bashkëkohore të studimeve letrare. ‘’Më tepër se çdo lëvizje tjetër radikale’’, pohonte Rosalind Coward, ‘’feminizmi është i vetëdijshëm për efektet materiale të imazheve e fjalëve dhe shtypjes ose rezistencës që mund të marrin pjesë në to’’.i Kritika feministe nisi në kohën kur studentet, profesoreshat, shkrimtaret, redaktoret, ose thjesht lexueset, filluan të vënë re rolet e kufizuara dhe sekondare që u atribuoheshin heroinave fiktive, shkrimtareve dhe kritikeve, dhe të shtrojnë pyetje serioze rreth relacionit të tyre ndaj studimeve letrare. Në ç’mënyrë janë prezentuar gratë në tekstet letrare të burrave? Çfarë është raporti midis keqtrajtimit tekstual të grave dhe shtypjes së tyre në shoqëri? Pse gratë nuk janë të pranishme në historinë letrare? Nëse, sipas Roland Barthesit, letërsia është ‘’e mësuar’’, vallë shkrimtarët gra, të cilat rrallëherë mësohen, nuk janë ‘’letërsi’’? A ekziston tradita e shkrimit femëror, ose një estetikë autonome femërore? Dhe, nëse mund të flasim për shkrimin e grave, mos është edhe ‘’shkrimi i meshkujve’’ po ashtu i përcaktuar nga gjinia?

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 04-05
  • Page Range: 011-017
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian