FEATURES AND ARTISTIC TRENDS IN RECENT ALBANIAN POETRY Cover Image
  • Price 4.50 €

TIPARET DHE PRIRJET ARTISTIKE MË TË FUNDIT TË POEZISË LIRIKE NË SHQIPËRI
FEATURES AND ARTISTIC TRENDS IN RECENT ALBANIAN POETRY

Author(s): Muharrem Jakupi
Subject(s): Literary Texts
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: FEATURES AND ARTISTIC TRENDS ; RECENT ALBANIA

Summary/Abstract: Një drejtim i rëndësishëm i poezisë shqipe që vazhdoi të shkru-het në Shqipëri pas vitit 1990 është ai që përfaqësohet nga autorë të afirmuar që nga periudha e realizmit socialist, si: D. Agolli, F. Arapi, Xh. Spahiu e mjaft të tjerë. Por menjëherë pas ndryshimit rrënjësor të kushteve politike këta poetë u paraqitën përpara lexuesit të tyre jo vetëm me këndvështrim social-estetik të ndryshuar, por edhe me një poetikë që reflekton prirje të reja si një nevojë krijuese që mund të përmbushet edhe “me vonesë”. Gjithsesi rinovimi i vargut të tyre nuk shkon gjer në përmbysje të disa parimeve të tyre të mëparshme sikurse janë përdorimi i një figuracioni që u nënshtrohet kërkesave të qartësisë së gjuhës, referimi në realitet dhe uni lirik që e shpalos gjendjen e tij shpirtërore si dhe përjetimet konkrete prej realitetit social në një mënyrë pak a shumë realiste. Ai vazhdon të mbetet shpirt i ndjeshëm dhe zë i arsyeshëm i komunitetit.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 40
  • Page Range: 257-280
  • Page Count: 24
  • Language: Albanian