ALBANIAN CASE SYSTEM IN BOGDANI'S ÇETËN Cover Image
  • Price 4.50 €

SISTEMI RASOR I SHQIPES NË ÇETËN E BOGDANIT
ALBANIAN CASE SYSTEM IN BOGDANI'S ÇETËN

Author(s): Shpëtim Elezi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: ALBANIAN CASE SYSTEM ; BOGDANI'S ÇETËN ; Pjetër Bogdanit

Summary/Abstract: Në këtë punim studimor mëtohet të përshkruhet në mënyrë të plotë sistemi rasor i shqipes në njërën nga veprat më të rëndësishme të shkruara shqip të fundshekullit XVII, siç është Çeta e profetëve (1685) e Pjetër Bogdanit. Konkretisht, në planin deskriptiv je-pet sistemi rasor ashtu siç na del në këtë tekst të vjetër shqip. Numri i rasave vështrohet si në trajtën e pashquar, ashtu edhe në të shquarën, në njëjës e shumës. Në fillim përshkruhet në mënyrë diferen-ciale dhe vetëm për nga ana morfologjike sistemi rasor në lakimin e pa-shquar dhe pastaj, veç tij, sistemi rasor në lakimin e shquar. Në të vërtetë, këtu vërehen edhe dallimet që ekzistojnë për sa i përket numrit të rasave në të dyja paradigmat: e shquar – e pashquar. Herë-herë ndonjë problem i caktuar, si për të provuar të hidhet më shumë dritë mbi të, shihet duke u krahasuar me tekste të tjera të vjetra të autorëve pararendës, si dhe, ndonjëherë, edhe me shqipen e sotme. Kështu, me këtë studim përshkrues mëtohet të begatohet sadopak jo vetëm bogdanologjia, po edhe studimet filologjike për sistemin emëror të shqipes së vjetër.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 40
  • Page Range: 147-166
  • Page Count: 20
  • Language: Albanian