Selman Riza on interdialectical contact Cover Image
  • Price 4.50 €

Selman Riza për bashkëveprimin ndërdialektor
Selman Riza on interdialectical contact

Author(s): Gjovalin Shkurtaj
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Selman Riza ; interdialectical contact; Albania; Albanian Linguistic;

Summary/Abstract: Me profesor Selman Rizën kam pasur vetëm lidhjet e natyrshme pedagog-student në lëndën “Hyrje në historinë e gjuhës së shkruar shqipe” (në vitin 1963-64) dhe si udhëheqës të një teme vjetore “Lëkundje gjithëgjuhësore në veprat e K. Kristoforidhit gegërishte”, në vitin e dytë. Nuk kam pasur rast të punoja bashkë me të në sektorin e gramatikës e të dialektologjisë, për arsye se, në vitin 1967, kur unë u emërova si punonjës në Institut, ai ishte larguar nga ai vend pune (me atë motivacion dhe me ato pësime që tashmë dihen). Si studiues, në veprat e Selman Rizës të botuara në Prishtinë kam gjetur shumëçka me interes dhe jam i bindur se, përveç sa ka zgjidhur e shqyrtuar kënaqshëm vetë ai, në shkrimet e tij ka edhe ide e teza pune me vlerë, që meritojnë të rimerren e të shpihen më tej në kushtet e me të dhënat e sotme. Do të rrekem të trajtoj pikërisht ndonjë nga idetë e prof. Rizës rreth gjuhës letrare shqipe të njësuar dhe marrëdhënieve të gjuhës së shkruar me gjuhën e folur, duke u mbështetur në studimet e tij, por edhe në disa mendime të shprehura në ligjëratat që kam pasur fatin e mirë t’i dëgjoj prej tij.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 115-122
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian