MBI SHQIPËRIMIN E PANÇËS
ON THE EXPLANATION OF THE PANCHA                
Author(s): Antonio ÇikollariSubject(s): Translation Studies, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: translation process of literary fiction; literature;
Summary/Abstract: Zhvillimi i procesit të përkthimit të letërsisë artistike nuk është, në parim, i ndryshëm nga klasat e tjera të përkthimit, siç janë përkthimi tekniko-shkencor, gjyqësor, biblik, skriptet religjioze etj. Problemi qëndron në vendosjen e kritereve cilësore, kritere që të na lejojnë klasifikimin e produktit të suksesshëm. Nuk mund të gjykohet një përkthim si i mirë apo si i keq, duke qenë se janë edhe gjykime subjektive dhe të përgjithshme që bllokojnë mundësinë e një analize të detajuar. Mbi të gjitha, ‘e mirë’ ose ‘e keqe’ janë dy pozicione ekstreme që u bashkëngjiten kritereve morale dhe nuk janë të nevojshme në gjykimin e një produkti të inteligjencës dhe shpirtit njerëzor. E suksesshme apo e duhur, siç thonë disa, janë vlera relative, ashtu siç duhet të jenë vlerësimet mbi produktet njerëzore që krijon një përkthyes (me anë të një kontrate pune), që t’i shërbejë një lexuesi që e preferon, e blen dhe e përdor këtë produkt, siç thotë Pol Valeri: “të përkthesh është të prodhosh me mjete të ndryshme efekte të ngjashme”1 .
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2024
 - Issue No: 42
 - Page Range: 275-282
 - Page Count: 8
 - Language: Albanian
 
