NARRATIVE AS AESTHETIC EVIDENCE Cover Image

RRËFIMI SI DËSHMI ESTETIKE
NARRATIVE AS AESTHETIC EVIDENCE

Author(s): Albanë Mehmetaj
Subject(s): Aesthetics, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Evidence; author; character; narrative; structure; convention; aesthetics; ideology, etc.;

Summary/Abstract: Novelat e Migjenit janë modeli më përfaqësues i tendencave për të sjellë risi në formë dhe përmbajtje, por edhe për t’i gjurmuar personazhet brenda qenies së tyre psikike e shpirtërore. Kjo vërehet pothuajse në të gjitha novelat e tij të cilat strukturohen si një tërësi, duke pasur të përbashkët personazhe dhe karaktere të llojllojshme përgjatë rrëfimit herë si storie faktike, e herë si dëshmi estetike. Kështu që, kumtesa jonë do të fokusohet te një sërë karakteristikash e fenomenesh letrare, që sistematikisht zhvillohen dhe evoluojnë në prozën e Migjenit, qoftë ajo novelë, tregim apo prozë poetike. Autori hyn në botën e karaktereve që zhvillohen dhe evoluojnë në një luftë të pabarabartë me konvencat sociale, goditjet nga fryma dominuese prej nga provohet përmbysja e ideve, duke trajtuar (tabu) tema që bien ndesh me modelin e sjellës kulturore dhe sociale të asaj kohe, si: heqja e ferexhesë, shthurja si rrjedhojë e prostitucionit, fenomeni i incestit dhe i homoseksualitetit, thyerjet shpirtërore dhe depresionet kolektive sistematike etj. Në këtë kontekst, fryma e vetmisë, e dëshpërimi dhe e mjerimit bëhen veçori e poetikës së Migjenit, prandaj Novelat e qytetit të veriut shquhen për mënyrën se si thuhet, dëshmohet e tregohet rënkimi i autorit, meqë jo pak janë të lidhura me shenjat autoriale, porse të shkruara në frymën e letërsisë evropiane, sidomos në formë e ide, strukturë tematike e narrative. Migjeni dallohet për shpërthimin emocional të brendshëm që e ka në suaza të ekspresionizmit për të shprehur vuajtje e dhimbje shpirtërore nëpërmjet rrëfimit të të tjerëve në plan tërësisht estetik, për ta ndjerë dhe besuar më thellë lexuesi semiotik. Prandaj, këtu e tutje, veçan novela e Migjenit Studenti në shtëpi do të hetohet, analizohet dhe interpretohet sistematikisht në të gjitha nivelet tekstuale për të zbuluar çdo shenjë që mund të hyjë në funksion të poetikës narrative dhe ideoestetikës migjeniane.

  • Issue Year: 2024
  • Issue No: 42
  • Page Range: 233-242
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode