THE SPEAKING CORPUS OF ALBANIAN IN KOSOVO Cover Image

KORPUSI FOLUR I SHQIPES NË KOSOVË
THE SPEAKING CORPUS OF ALBANIAN IN KOSOVO

Author(s): Adelajda Baftiu
Subject(s): Historical Linguistics, Sociolinguistics
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Albanian in Kosovo; speakingcorpus; language;

Summary/Abstract: Gjuhësia e korpusit merret me analizën e të dhënave gjuhësore mbështetur në koleksione tekstesh të folura ose të shkruara që ruhen në format elektronik. Në këtë fushë të gjuhësisë, të dhënat kuantitative përdoren për ta bërë përshkrimin gjuhësor. Objekt i këtij studimi është krijimi i një aparature shkencore për përpilimin e korpusit të folur në Kosovë. Korpusi përbën një koleksion tekstesh, megjithëse çfarëdo teksti nuk përbën korpus. Tekstet në korpus duhet të jenë të strukturuara dhe të jenë përfaqësuese të gjuhës apo të ndonjë varieteti të gjuhës, varësisht prej qëllimit që është hartuar. Edhe përbërja e korpuseve nuk duhet të dalë e njëllojshme, duke filluar prej atyre që pretendojnë të përfaqësojnë një gjuhë apo një varietet të tërë, deri te korpuset që mund të përbëhen edhe nga veprat e një autori të vetëm. Korpuset mund të përmbajnë tekste të tëra ose koleksione të teksteve të tëra, koleksion citimesh, fjalor elektronik, madje edhe një arkivë të teksteve të pastrukturuara (Kennedy 1998: 3), artikuj të gazetës të shkruar në ndonjë vit të caktuar (Baker 2010: 7) etj. Për më tepër, Baker (2010: 7) thekson se korpuset e tilla, si rasti me artikujt e gazetave, e kanë potencialin që të jenë tërësisht reprezentative, sepse mund të gjendet çdo artikull i gazetës nga një periudhë e caktuar kohore dhe të përfshihet në korpus, kështu e gjithë popullata ndodhet në korpus. Bazuar në qëllimin për të cilin përpilohen dhe çfarë përfaqësojnë, korpuset janë disa llojesh: korpusi gjeneral, korpusi i specializuar, korpusi sinkronik, korpusi diakronik, korpusi monitor, korpusi shumëgjuhësor, korpusi i folur, korpusi për krahasim etj.

  • Issue Year: 2024
  • Issue No: 42
  • Page Range: 201-210
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode