THE SYNTAX DIMENSION OF TURKISH CONTACTS WITH ALBANIAN Cover Image

DIMENSIONI SINTAKSOR I KONTAKTEVE TË TURQISHTES ME SHQIPEN
THE SYNTAX DIMENSION OF TURKISH CONTACTS WITH ALBANIAN

Author(s): İsa Sülçevsi
Subject(s): Morphology, Syntax, Lexis, Historical Linguistics, Turkic languages
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: syntay; Albanian language; Turkish language; linguistics;

Summary/Abstract: Historiografia dëshmon se turqit janë një popull me prejardhje nga Azia Qendrore. Pra edhe turqit e Ballkanit e kanë prejardhjen nga këto vise. Burimet historike kanë evidentuar në dy rrugë të ndara të lëvizjes së fiseve turke nga vatra e katragjyshërve të tyre drejt perëndimit: rruga veriore dhe ajo jugore. Rruga veriore ishte trase e fiseve nomade turke që lëviznin përtej stepave të Ukrainës, në drejtim të Ballkanit dhe Evropës Lindore dhe madje edhe asaj Qendrore. Këto lëvizje të fiseve turke fillojnë të ndodhin qysh në shekullin V., pra disa shekuj para Perandorisë Osmane. Këto fise duket së më shumë janë stacionuar përreth Danubit. Lëvizja e turqve në drejtim të Ballkanit përmes rrugës jugore, sipas burimeve historike supozohet të ketë filluar përgjatë viteve 1260. Këto fise besohet se kanë lëvizur nga Anadolli dhe se në fillim janë vendosur në verilindje të gadishullit ballkanik. Më vonë, me zgjerimin e Perandorisë Osmane në drejtim të Ballkanit, në qendra të ndryshme të trojeve shqiptare janë populluar familje turke, në fillim kryesisht pjesëtarë të administratës, e më vonë edhe zejtarë, tregtarë të ndryshëm. Turqishtja ballkanike, për nga struktura morfonologjike i përket turqishtes oguze.

  • Issue Year: 2023
  • Issue No: 41
  • Page Range: 111-120
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode