SEPARATION OF THE POETICS OF KADARES FROM THE METHOD OF SOCIALIST REALISM THROUGH READING THE NOVEL “THE CASTLE” Cover Image

VEÇIMI I POETIKËS SË KADARESË NGA METODA E REALIZMIT SOCIALIST PËRMES LEXIMIT TË ROMANIT “KËSHTJELLA”
SEPARATION OF THE POETICS OF KADARES FROM THE METHOD OF SOCIALIST REALISM THROUGH READING THE NOVEL “THE CASTLE”

Author(s): Valbona Kalo
Subject(s): Cultural history, Social history, Albanian Literature, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: castle; allegory; symbol; time of writing; reception;

Summary/Abstract: Romani Kështjella, i autorit Ismail Kadare, përuron një mënyrë të re rrëfimi, duke paraqitur ngjarje që lidhen me epokën e Mesjetës, por që, përmes lidhjeve asociative, gjuhës alegorike e simbolike, e drejtojnë lexuesin drejt bashkëkohësisë së vet. Shfrytëzimi i të shkuarës historike i ka dhënë autorit mundësinë që ti sugjerojë lexuesit përvoja dhe mesazhe që në kohën e shkrimit mund të duken të papranueshme dhe që shënojnë thyerje e kundërshti ndaj çdo skematizimi dhe letërsisë zyrtare të kohës. Shqyrtimi i faktorëve historikë dhe kulturorë të kohës kur zuri fill romani Kështjella krijojnë mundësinë e leximit të veprës si shprehje të ringjalljes së ndërgjegjes së shkrimtarit, pas krizës së brendshme që e kishte mbërthyer dhe si një kërkim drejt shtigjeve të reja në artin e letërsisë. Përballë epokave dhe formave të pushtetit, kështjella mishëron atë çka mbetet e përjetshme, e pashkatërrueshme, identitetin vetjak apo dhimbjen e shkrimtarit që mbetet i pacënueshëm përballë epokave dhe formave të ndryshme të pushtetit, duke vepruar si një simbol në strukturën receptuese të lexuesit.

  • Issue Year: 2021
  • Issue No: 39.2
  • Page Range: 0-0
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode