DUALITETI MES SUBLIMES DHE VETMISË NË TREGIMET E KIM MEHMETIT
THE DUALITY BETWEEN SUBLIME AND LONELINESS IN KIM MEHMET'S STORIES
Author(s): Marisa KërbiziSubject(s): Language and Literature Studies, Macedonian Literature, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: loneliness; sublime beauty; horror; duality; inevitability;
Summary/Abstract: Vetmia zë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Kim Mehmetit. Ajo shenjon një gjendje të vazhdueshme përmes të cilës karakterizohen personazhet që dallojnë për tiparet e tyre unike, të papërsëritshme, për bukurinë thuajse sublime. Nga ana tjetër, në tregime të tjera, ajo është gjendje e pashmangshme për të përballuar tmerrin që tjerr jeta në shpirtrat njerëzorë. Vetmia në tregimet e Kim Mehmetit shenjohet si destin i të qenit ndryshe. Mungesa e ndërveprimit gjuhësor thekson hierarkinë (e për pasojë thellon vetminë) e personazhit kryesor. Në përmbledhjen me tregime, vetmia dhe sublimja ngërthehen fuqishëm duke ushqyer njeratjetrën. Sublimja herë përvjohet përmes madhështores së paanë e herë përmes tmerrit suprem. Të dyja këto trajta e potencojnë vetminë, duke e kthyer këtë të fundit në element identitar të produktit tregimtar te Kim Mehmetit. Kësisoj lartësimi i personazhit përmes bukurisë sublime, bashkëshoqërohet me një vetmi tërësore (pa ndërveprim as fizik a as gjuhësor të tij) dhe shpesh rrethi mbyllet me shkatërrimin e tmerrshëm të subjektit që është bartës i tij. Dualiteti mes sublimes dhe vetmisë i jep tregimeve të Kim Mehmetit një karakter unik, të pangjashëm në letërsinë shqipe.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2021
- Issue No: 39.2
- Page Range: 1-14
- Page Count: 14
- Language: Albanian
