VËSHTRIM ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” TË REXHEP QOSJES Cover Image

VËSHTRIM ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” TË REXHEP QOSJES
VËSHTRIM ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” TË REXHEP QOSJES

Author(s): Arbana Ajdini
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: identiteti; ligjërimi postmodern; vlerat universale; ironia; sarkazma.

Summary/Abstract: Kritikët letrar shkrimtarin Rexhep Qosje e kanë vlerësuar si një nga postmodernistët e parë të letërsisë shqipe. Shenjat treguese të postmodernizmit krijues të Rexhep Qosjes dalin në sipërfaqe që në romanin e tij të parë,“Vdekja më vjen prej syve të tillë”, ku ka sjellë risi të shumta si në përmbajtje e formë, po ashtu edhe në aspektin letrar e gjuhësor, duke sjellë risi edhe në mënyrën e përdorimit të figurave stilistike etj. Në veçanti kritikët letrar përmendin trajtimin dhe mbarështimin e personazheve që ai trajton dhe shtjellon në prozën e tij romaneske.Në roman “Vdekja më vjen prej syve të tillë” shkrimtari përfshinë disa veçori të ligjërimit modern e postmodern, si për nga teknikat e rrëfimit narrativ në mënyra të ndryshme, duke pasqyruar realitetin e shoqërisë, gjë të cilën e bën në mënyrë të jashtëzakonshme përmes pasqyrimit të figurave stilistike të ironisë e sarkazmit, që shfaqen tek ngjarjet e krijuara nga personazhe të ndryshëm.Me një mjeshtëri artistike të jashtëzakonshme ka arritur që përmes personazheve të trajtoj krizën e identitetit, për të kuptuar vendin e tyre në botën tonë shqiptare, po ashtu edhe rolin e tyre në shoqëri, si një nga temat kryesore të postmodernizmit. Në roman ligjërimi postmodern bëhet edhe më i veçantë pasi shkrimtari ka ditur të luaj me rendin kronologjik si dhe me vijueshmërinë logjike të ngjarjeve me të cilën rrethohen dhe ballafaqohen personazhet.Ky roman edhe pse i pari i këtij lloji në letërsinë tonë kombëtare është i përbërë dhe dallohet nga disa aspekte shumë të rëndësishme gjatë mbarështimit të tij, si në trajtimin e vlerave universale, edukimin shoqëror dhe ndjekjen e vlerave historik, konteksti social dhe politike në tërësi.

  • Issue Year: 12/2025
  • Issue No: 23-24
  • Page Range: 58-61
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian, English
Toggle Accessibility Mode