MENDIMET FILOZOFIKE DHE PEDAGOGJIKE NË VEPRAT E DY RILINDËSVE REXHEP VOKA DHE JOSIF BAGERI
PHILOSOPHICAL AND PEDAGOGICAL THOUGHTS IN THE WORKS OF THE TWO REVIVALISTS REXHEP VOKA AND JOSIF BAGERI
Author(s): Arbana AjdiniSubject(s): Philosophy, Language and Literature Studies, Social Philosophy, Sociology of Literature
Published by: University of Tetova
Keywords: Rexhep Voka; Josif Bageri; enlightenment; humanism; National Awakening; philosophy; pedagogy; education; historical literary and national values
Summary/Abstract: Rexhep Voka si një filozof dhe pedagog i njohur, me një mjeshtëri të lartë letrare arriti të zhvillojë ide të jashtëzakonshme filozofike, sidomos në lidhje me natyrën e përvojës njerëzore dhe veprimet morale. Theks të veçantë në krijimet e tij kishin vlerat e arsimimit të fëmijëve shqiptar, dhe njëherit ndikoi në ndezjen e shpirtit patriotik te shqiptarët dhe arriti të promovonte vlerat kombëtare dhe kulturore. Rilindësi Josif Bageri ishte ndër intelektualët më të shquar që kontribuoi në sferën filozofike dhe pedagogjike. Kontributi i tij ndikoi në edukimin dhe zhvillimin e njeriut në aspektin moral dhe intelektual. Rëndësi për këtë rilindës ishte kultivimi i vlerave morale dhe etike në arsimimin e të rinjve.Rexhep Voka dhe Josif Bageri, ishin dy figura shumë të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, pasi intelekti i tyre u shqua në kohën kur jetuan dhe vepruan. Mendimi filozofik dhe pedagogjik i tyre u përkthye në frymëzim dhe ndihmë për të rinjtë shqiptarë duke ndikuar në zhvillimin e tyre dhe njëherit duke i përgatitur ata në zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë shqiptare, dhe njëherit për ti kapërcyer të gjitha vështirësitë e jetës me cilat shqiptarët përballeshin në atë kohë.
Journal: FILOLOGJIA - International Journal of Human Sciences
- Issue Year: 12/2024
- Issue No: 22-23
- Page Range: 62-65
- Page Count: 4
- Language: Albanian
