GJURMË TË ARTIT NË GURË NË KOSOVË
GJURMË TË ARTIT NË GURË NË KOSOVË
Author(s): Shemsi Krasniqi , Ilaz ThaçiSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: GJURMË TË ARTIT ; GURË : KOSOVË
Summary/Abstract: Në Kodrën e Zatriqit në një lartësi mbidetare rreth 800 m, gjendet një shkëmb mbi sipërfaqen e të cilit janë të vizatuara grafite parahistorike. Grafitet kanë forma gjeometrike dhe simbolikë abstrakte, si dhe kanë të bëjnë më një kulturë të veçantë, të panjohur dhe të pastudiuar deri më tani në Kosovë. Sipërfaqja e këtij shkëmbi në Kodrën e Zatriqit (Komuna e Rahovecit) do të nxisë interesimin e studiuesve vendorë dhe atyre botërorë për artin dhe kulturën parahistorike në territorin e Kosovës. Shkëmbi i njohur mbi Zatriq mban gjurmët e artit në gurë (Rock Art) të krijuar që nga kohërat parahistorike në territorin e Kosovës. Arti në gurë është fenomen i panjohur dhe i pa studiuar deri më tani në Kosovë por ky fenomen është i njohur dhe i studiuar në shumë vende të botës si edhe në disa vende të Ballkanit. Në shumë vende të botës janë themeluar shoqata, qendra studiuese dhe institute që merren me hulumtimin, studimin, interpretimin e këtij lloj arti. Në fillim të vitit 2005, në Kosovë është themeluar shoqata KRARA (Kosova Research Association for Rock Art) e cila fillimisht do të merret me studimin e grafiteve mbi shkëmbin e Zatriqit, por edhe me hulumtimin e artit në gurë edhe nëpër lokalitetet tjera të Kosovës.
Journal: Revistë Mikste Debatike për Çështje Shoqërore, Politikë, Kulturë Dhe Letërsi
- Issue Year: 2005
- Issue No: 10-11-12
- Page Range: 187-193
- Page Count: 7
- Language: Albanian
