GENESIS OF THE TEXT AND CAMAJ Cover Image

GJENEZA E TEKSTIT DHE CAMAJ
GENESIS OF THE TEXT AND CAMAJ

Author(s): Rexhep Ismajli
Subject(s): Sociolinguistics, Albanian Literature, Philology, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Martin Camaj; poetic and literary creativity; language;

Summary/Abstract: Gjatë shekullit të tij të punës, poeti kontemplativ dhe gjuhëtari Martin Camaj, gati në mënyrë të vazhdueshme ka lëvizur paralelisht në dy binarë të ndryshëm krijimtarie: në binarët e krijimtarisë poetike dhe letrare, që për medium të saj ka gjuhën, në një anë, dhe në krijimtarinë hulumtuese shkencore po për gjuhën, në anën tjetër. Matteo Mandala në fillim të viteve '90 duke referuar vlerësimin tonë për kontrastet si një prej tipareve thelbësore në poezinë e Camajt, me të drejtë e kishte përmendur këtë fakt, duke shtruar një pyetje me interes parimor: "a mund të jetë një poet edhe linguist e kritik letrar?"1 Menjëherë pastaj ai vinte të shtonte se në traditën italiane ideja B. Croce-s, mbisundues në këto fusha, shkonte deri tek ndalesa për linguistët dhe për literatët jofilozofues', madje edhe ta komentonin poezinë. Mandala e ndjente të nevojshme të kujtonte gjithashtu traditën strukturale në vijën e R. Jakobson-it, për të cilin, për shkak se poezia ngërthehet intimisht me gjuhën, pra ushtrimi kritik në thelb është i lidhur me studimin e gjuhës poetike, një kërkesë e tillë bëhet kusht i patjetërsueshëm për vetë të kuptuarit e natyrës së poezisë. Për Manda1anë, që t'i afrohesh në mënyrë produktive poezisë së Martin Camajt, çka domethënë që t'i qëmtosh strukturat semantike të thella në të, është më shumë se e nevojshme t'i kesh të qarta këto relacione midis gjuhës dhe poezisë.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 19-29
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode