- Cover Image
  • Price 2.50 €

Probleme të ruajtjes dhe të risjelljes së informacionit shkencor-teknik në terminologji
-

Author(s): Vilma Proko-Jazexshiu
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Problems of conservation ; scientific information ; technical terminology; Albania; Albanian Language

Summary/Abstract: Si njësi shprehëse dinamike të koncepteve në procesin e bartjes së informacionit shkencor-teknik në komunikimin e përgjithshëm në përgjithësi dhe në komunikimin e specializuar në veçanti, termat kanë vlera të posaçme dhe si ruajtës, dhe si risjellës të drejtpërdrejtë të këtij informacioni të specializuar, të identifikuar sipas fushave të caktuara të dijes dhe të pasqyruar në fjalorët përkatës për çdo fushë. Ndërsa në rastin e parë, në procesin e bartjes së informacionit të specializuar në komunikim (në ligjërim), termat funksionojnë si njësi shprehëse dinamike, në rastin e dytë, të grumbulluar e të renditur alfabetikisht në fjalor, ata ndodhen në gjendje statike, por të aftë për ta ruajtur dhe risjellë informacionin sipas qëllimeve që i vënë vetes paraprakisht hartuesit e fjalorëve. Vetëkuptohet se, si ruajtja ashtu edhe risjellja e informacionit të specializuar në terminologji paraqiten si dy procese shumë të rëndësishme të praktikës terminologjike, ndonëse mbështeten edhe nga parimet teorike të përgjithshme të terminologjisë si shkencë, d.m.th., si fushë më vete studimi.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-04
  • Page Range: 088-098
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian