Tryezë shkencore “Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”
Scientific Roundtable "Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij"
Author(s): Evalda PaciSubject(s): Language studies, Studies of Literature, Albanian Literature, Scientific Life, Philology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: roundtable; Et'hem Haxhiademi; Albania; litareture;
Summary/Abstract: Më datën 27 prill 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), organizoi tryezën shkencore me temë ”Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”. Në tryezën e mbajtur në kuadër të 120-vjetorit të lindjes së autorit, dramaturgut, përpiluesit e shqipëruesit Etëhem Haxhiademi, të drejtuar nga prof. as. dr. Evalda Paci dhe dr.Arian Leka, u shtruan për diskutim një sërë çështjesh, që prireshin ndaj nënvizimit të aspekteve themelore të shkrimtarisë së autorit, të rendit kronologjik e stilografik të përvijimit të tyre, të dimensioneve themelore që receptohen në veprat e tij, si dhe në vendin që i përket këtij të fundit në sistemin letrar të periudhës në të cilën zhvilloi veprimtarinë e tij krijuese. Kultivues i një sërë modelesh gjinore, autor përpilimesh të veçanta për nga ndërtimi dhe brendia, njohës i mirë i traditës letrare e socioletrare të kulturës antike, Haxhiademi rivjen dhe në vëmendjen e studiuesve që u bënë pjesë e kësaj tryeze, duke shtruar dhe paraqitur për diskutim tematikat e sipërcituara.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2022
- Issue No: 01-02
- Page Range: 170-171
- Page Count: 1
- Language: Albanian